• |
ide | kryesore

Superiore/ Përplasen pretendentët, Vllaznia mund të arratiset akoma

-Instant, F1, Sport



Kampionati i Superiores është futur tashmë në dy javët e fundit të 2020, që mund të thonë shumë për renditjen, duke filluar nga ajo e 11-të që do të luhet sot, me përplasjen e pretendentëve, që mund ti japë Vllaznisë kryesuese mundësinë e rritjes së diferencës nga ndjekësit.

Kuqeblutë do të luajnë në Loro Borici kundër Skënderbeut, në një fashë orar (13.45) që i lejon shkodranët të presin me qetësi dy sfidat më të rëndësishme të javës. Brdaric e ka të qartë se fitorja në shtëpi me bardhekuqtë mund ti japë një bonus të rëndësishëm përpara mbylljes së vitit. Në të njëjtën kohë, do të zbresë në fushë edhe Kastrioti për tu përballur me Lacin: skuadra e Duros vjen nga dy fitore radhazi dhe një dëshirë për të ngjitur shkallët e renditjes. Natyrish me një skuadër agresive si ajo e Ndreut nuk do të jetë e lehtë, gjë që e tregoi edhe kundër Partizanit mesjavën e kaluar. Për Bylis është mundësia më e mirë për të tentuar ti bashkohet skuadrave jashtë zonës së rrezikut e, në të njëjtën kohë, të fundosë edhe më shumë Apoloninë në vendin e fundit.

E megjithatë, vëmendja është e përqendruar në sfidën mes Partizanit e Kukësit, dy skuadrat ndjekëse të Vllaznisë kryesuese. Të kuqtë kanë një pikë më pak se kuksianët dhe Ilir Daja do të tentojë parakalimin, duke e ditur se në anën tjetër është një teknik si Skënder Gega që Partizanin e njeh mirë, jo vetëm sepse e shpalli kampion dy vite më parë. Pas barazimit me Tiranën, një tjetër kryeqytetase është përballë Bluve që nuk duan të humbasin kreun nga sytë. E njëjta gjë në fakt vlen edhe për Teutën e Tiranën: skuadra e Martinit, me 16 pikë sa Partizani, shpreson të ketë kaluar ngërcin e golave me 1-3 në Korcë për të përsëritur suksesin e fazës së parë kundër bardhebluve. Niko Dovana nuk është se i sjell fat durrsakëve këtë sezon dhe Dede kërkon ta shfrytëzojë, për tiu afruar zonës së klasifikimit që ka rëndësi.

27/12/20
Kastrioti   13 : 45 Laçi
Bylis          13 : 45 Apolonia
Vllaznia    13 : 45 Skënderbeu
Partizani  16 : 45 Kukësi
Teuta        16 : 45 Tirana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *