• |
ide | kryesore

E fundit/ I riu nga Vlora mbyllet në banesë, kërcënon familjen me thikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një i ri është mbyllur në shtëpi dhe po mban nën kërcënim familjarët e tij. Ngjarja është në zhvilim e sipër dhe mësohet se i riu kërcënon familjarët se do të shpërthejë bombolën e gazit.  I riu fillimisht është konfliktuar me disa moshatarë në një lokal dhe më pas është larguar drejt banesës së tij. Ai është ndjekur nga policia por ka mbyllur derën ku ka marrë thikën dhe po mban “peng” familjarët e tij.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me të riun për ta bindur ta dorëzohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *