• |
ide | kryesore

Moti do të përkeqësohet, ISHP paralajmëron qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të tregojnë kujdes para se të nisen për udhëtim, për shkak të kushteve atmosferike. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP thotë se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë. ISHP këshillon që të mos lëvizet me mjete në vende të dyshimta, si me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *