• |
ide | kryesore

Qarkullonin me drogë e pushkë me vete, arrestohet çifti i bashkëshortëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në Tiranë pasi lëviznin me lëndë narkotike dhe armë me vete. Me finalizimin e operacionit të koduar “Autostrada”,  u arrestuan bashkëshortët  E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan. Çifti u vu në pranga bazuar në informacionet se dy qytetarë qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Pas kontrollit në mjetin e tyre u gjetën  dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Ndërsa, pas kontrollit në banesën e tyre në Elbasan u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *