• |
ide | kryesore

Hallaçi, kuksiani ku var shpresat Kukësi: “Ja përse jam gati për ekipin e parë”

-Instant, Sport



“Nuk e mendoja që të lija futbollin dhe të isha trajner i parë menjëherë. U bëra tre vite që jam ndihmëstrajner. Mora Kukësin U-19 duke ngjitur shkallët dalëngadalë. Kam drejtuar po dhe U-21, dhe ka ardhur radha si trajner i parë”. Rrahman Hallaci e shijoi eksperiencën e pankinës së Kukësit në Superiore, duke e drejtuar skuadrën në 4 ndeshje, në kohën kur Gega luftonte me Covid 19, por tashmë ka përgjegjësinë e rezultatit mbi veten dhe pritshmërinë e një klubi ambicjoz.

Katër golat e pësuar e kanë futur ndeshjen me Partizanin në histori dhe tani është moment për të treguar karakterin, që në vlerësimin e Hallacit nuk mungon. Kundër Teutës është e qartë, duhet fitorja, sepse në të kundërt llogaritë do të bëhen me pikët që e ndajnë nga kreu , gjë që do të trazonte edhe më shumë atmosferën tek blutë para pushimeve të shkurtra të dimrit. “Nuk ka me patjetër, pavarësisht se ne duam të fitojmë sepse kemi objektiva. Nuk duhet të ndihemi të trysnuar. Futbollistët nuk ndihen nën presion, sepse ne e shohim te stërvitja. Vijmë nga një humbje dhe mund të bëjmë një rreshtim ndryshe. Do të shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve, por duhen futbollistët me eksperiencë pasi është ndeshje delikate, por jo e pamundur. Do shikojmë për të izoluar pikat kryesore të kundërshtarit”, u shpreh trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi.

Në 11 javë kampionat Kukësi është pozicionuar në vendin e katërt me 17 po aq sa Teuta e në kohën kur Vllaznia kryeson me 9 pikë avantazh ndaj tyre gabimet nuk tolerohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *