• |
ide | kryesore

Kosovë/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohen 12 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës njoftoi se 12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt në fshatin Preoc, Komuna e Graçanicës, afër Prishtinës. Policia tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Ejup Govori, mjek përgjegjës i ndërrimit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se shtatë prej 12 pacientëve janë me djegie. “Kryesisht djegiet janë në fytyrë dhe shuplaka; djegiet janë relativisht të shkallës së lartë – shkallës së dytë dhe të tretë. Për shkak të djegies së lartë, pacientët janë pranuar në kirurgjinë plastike. Ata momentalisht janë duke u trajtuar nga kirurgët plastikë”, tha Govori.

Govori po ashtu tha tre raste janë me lëndime të kokës, por që nuk janë të rënda. Policia e Kosovës tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Policia po ashtu tha se autoritetet kompetente janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.



2 Comments

  1. Isa mustafen jo me propozue per krye minister, po me que si capin te kasapi, apo me ter kliken vet sa ma par, me qit para drejtsis, edhe me que ne hag. se ky tradhtar faqezi ka gisht ne te gjitha tradhtit, vrasjet, edhe per te gjitha korupsjonet e kosoves, ky me kliken e vet, edhe me. hashim thaqit veselin, gjavitin, edhe shum te tjer, kta jan bomba e kosoves, se kta nuk jon gusht as par komb as per shtet, krejt kosoven e shesin veq me pshtue bothen e vet, etj etj

  2. Isa mustafen jo me propozue per krye minister, po me que si capin te kasapi, apo me ter kliken vet, edhe sa ma par, me qit para drejtsis, edhe me que ne hag. se ky tradhtar faqezi ka gisht, ne te gjitha tradhtit, vrasjet, edhe per korupsjonet e kosoves, ky me kliken e vet, edhe me. hashim thaqit, veselin, gjavitin, edhe shum te tjer, kta jan bomba e kosoves, se kta nuk jon gusht as par komb as per shtet, krejt kosoven e shesin veq me pshtue bothen e vet, se kta jon brum pro serb, rus, franqez, grek, turq, arab, etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *