• |
ide | kryesore

Rama: Brenda verës 2021 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë konferencës të sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri në fund të verës do të përfundojë Aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë foli, po ashtu, për fazat për nisjen e ndërtimit të aeroporteve të Sarandës dhe Vlorës. Lidhur me transportin detar Rama vlerësoi marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit.


“Besoj se në pranverë Aeroporti i Kukësit do të hapet për fluturimet. Lus zotin që pengesa e fundit për Aeroportin e Vlorës të rihapet. Pastaj të shohim për të hyrë në kantier në Vlorë për të pasur aeroportin e madh ndërkombëtar të Jugut të Shqipërisë. Më vonë do kemi garën për Aeroportin e Sarandës. Në transportin detar marrëveshja më e madhe është me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit”, deklaroi Rama.


5 Comments

  1. te pakten 3 aeroporte tha KM-ja, pra jo me pak se tre. Ky deri ne zgjedhje do beje jo

    vetem 3 por 3 milion aeroporte, nga nje per banor. Por ne rast se fiton zgjedhjet me

    metodat e tij tashme te njohura boterisht nepermjet edhe publikimeve ne gazeten ‘Bild”

    atehere gjithe Shqiperine do ta beje nje aeroport gjigand.

  2. Po aeroporti i Divjakes, do te rikonstruktohet?
    Gjynah se atje theu rroten Riformatoja i shkrete, rezikoi edhe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu