• |
ide | kryesore

Superioria mbyll vitin: sfida vendimtare në Boxing Day

-Instant, F1, Sport



Superiorja mbyll vitin kalendarik me ndeshjet e javës së 12 të kampionatit, të programuara në mesjavë. Asnjë ndeshje për tu neglizhuar, me sfida që vendosin shumë për objektivat e skuadrave, që kërkojnë të shkojnë në pushimet e shkurtra të dimrit sa më të qetë. Një klasike është gjithmone speciale, por me objektiva të ndërthurur bëhet vendimtare. Tirana prêt Vllazninë, për tu hakmarrë për atë humbje në fazën e parë në minutat shtesë, e për të mbajtur në lojë shpresat për të mbrojtur titullin. Pikërisht kështu, një fitore do ta kthente Deden në shinat e objektivit, por një humbje do ti nxirrte përfundimisht jashtë gare. Vllaznia e ka të qartë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, jo thjesht për të mbrojtur 6 pikët që e ndajnë nga vendi i dytë, por të shpresuar në një kombinim rezultatesh që do ta conte krejtësisht të shkëputur nga rivalët.

Është ajo që nuk dëshiron të ndodhë Partizani, që pas pokerit ndaj Kukësit ka një test më shumë se të vështirë në Lac. Të besuarit e Dajës kanë dy fitore radhazi, por duhet të bëjnë llogaritë me një skuadër të plagosur, të mundur në një ndeshje ku shpenzoi shumë e ndoshta meritonte më tepër. Në pankinë është një njohje e vjetër e të kuqve si Shpëtim Duro, që kërkon me cdo kusht fitoren për të mos dalë nga objektivi titull ende pa u mbyllur faza e dytë.

Apolonia-Kastrioti e Skënderbeu-Bylis janë dy ndeshjet e tjera që kompletojnë takimet e orës 13.45, por nëse krutanët duan ta mbyllin si jo më mirë kampionatin e 2020-ës, vëmendja është e gjitha në Korcë, ku skuadra e Ahmatajt, 5 pikë larg Bylis në zonën e playout rrezikon të fundoset përfundimisht me një fitore në ndeshjen direkte nga të besuarit e Dovedan. Shumë interesante edhe përplasja e fundit mes Kukësit e Teutës që vijnë nga dy momente jo të mira. Hallaci është tashmë në pankinë, pas dorëheqjes së Gegës dhe do të mundohet ti injektojë entuziazëm një skuadre që është larg pritshmërive, edhe pse në vendin e katërt e kaluar nga Teuta, që është kthyer në sindromën e barazimeve dhe me 17 pikë po aq sa kundërshtari, ka nevojë për fitore për të mos humbur fare nga sytë kreun…

SUPERIORE JAVA E 12
Tirana            13 : 45 Vllaznia
Laçi                13 : 45 Partizani Tirana
Skënderbeu  13 : 45 Bylis
Apolonia       13 : 45 Kastrioti
Kukësi           16 : 45 Teuta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *