• |
ide | kryesore

Papa Françesku gjykon dhe kritikon njerëzit që shkuan me pushime gjatë periudhës së izolimit

-Instant, Lajme, Të fundit

Papa Françesku dënoi të dielën njerëzit që kishin shkuar jashtë vendit për pushime për t’i shpëtuar bllokimeve të koronavirusit, duke thënë se ata kishin nevojë për të treguar një vetëdije më të madhe për vuajtjet e të tjerëve.


“Ata nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, për njerëzit e sëmurë. Ata menduan vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar. Kjo më trishtoi vërtet”, tha Papa, raporton Reuters.


Më tej, duke folur në lutjen e përjavshme, Papa tha: “Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë është që të bëjmë më shumë përpjekje për t’u kujdesur për njëri-tjetrin. Ekziston tundimi për t’u kujdesur vetëm për interesat tona”

Shumë vende kanë vendosur kufizime të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 84 milion njerëz në të gjithë botën.

5 Comments

  1. Ky kujton se njerezit jetojne 1000 vjet. Po ti qeke shoku gramozit dhe servetit mer plak torollak. Para 30 vitesh po te kishe jetu ne shqiperi, ti do te ishe sekretar partije dhe shume i vlefshem. Dhe aty ku je po ate pune ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu