• |
ide | kryesore

Si u ‘fundos’ Evis Berberi nga pushimet luksoze në Turqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berberi



Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme agjentët e Byrosë Kombetare të Hetimit kanë zbuluar një faturë ku nga llogaria bankarë e shoqërisë “DAAM ShPK”, në një bankë të nivelit të dytë është paguar shoqëria Arlo Travel Blu Tour Operator sh.p.k., me një vlerën 5,000 Euro.

Sipas verifikimeve të kryera nga agjentët e BKH rezulton se shoqëria “DAAM” sh.p.k., ka paguar këtë shumë për një paketë turistike për shtetasin Evis Berberi dhe familjen e tij (bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur).

Paketa turistike për kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe familjen e tij, ka përfshirë udhëtimin me avion nga Tirana ne Antalia që sipas këqyrjes rezulton se nisja është bërë me date 12.08.2020 dhe kthimi me date 22.08.2020.

Lexo më tej: Pranga Evis Berberit/ Në burg krahu i djathtë i Belinda Ballukut 

Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin ne hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” ne Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”.

Nga procesverbali i këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se shtetasi Evis Berberi, bashkëshortja e tij, Adela Ruko si edhe dy fëmijët e mitur, me date 12.08.2020 kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas, me linjën “Charter -Antalia 670-ll” dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me date 22.08.2020, nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas me linjën “Charter-Antalia 670-671”.

Gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberit e bërë më 20 shkurt të vitit 2024 janë gjetur edhe sekuestruar shumë të konsiderueshme si 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lek./oranews



19 Comments

  1. Por problemi është që vjedhin vetëm rilindasit o Kavajs!!!
    Po qe se dhe ti je i tillë je vetëm për votën që i jep atyre që janë në qeveri e të vjedhin!!!

    1. Kavajsi i ktij timit. Duket qe eshte i agjensise se fuges.

      Ktu dun me vjedh te gjithe , dhe pastaj hanë karin

    2. Ke të drejte. Nuk votohet per keta . Nuk I plotesojne kushtet. Që të votohet dikush, duhet të ketë vjedhur të ndonje klub sportiv, kinostudio, arme, today, floririn e popoullit,parate e firmament, të ketë vrare disa qindra shqiptare t’ju ketë hequr mundesine për të punuar në vendin e tyre mijra shqiptareve duke ju mbyllur fabrikat dhe uzinat dhe duke shkatarruar bujqesine e të tjera plot si keto. Keto jane cilesite që duhet të ketë dikush që të pretendoje për deputed. Ku vete ky Berberi me keto pare t’qelpta që ju sekuestruan . Po të jetë keshtu me votoni mua. Në llogarine time SKAP do gjeje me shume para dhe për pushimet e mija ne Turqi kam paguar 80000euro. Jo 5000 të qelpta.

  2. Asgje nuk eshte 5000 euro per 10 dite pushime.
    Edhe Tuti qe ba dru tek lumi paguan me shume.
    Te vjedhi sa ti doje bytha spese derisa nuk ka shtet pak e kane.
    Vete nderrimi i pushtetit eshte nderrim hajdutesh.
    E keni pare sa te uritur per vjedhje jane opozita se per te tjerat jane perralla per Lapsin.

  3. Ky ka vjedh me thase per vete, Belen dhe Pashain e Gjate dhe do ta denojne per nje udhetim turistik 5,000 Euro. Ky vend eshte kthyer ne estrade ku pushtetaret tallen dhe qeshin me kete populli kaqol

  4. SPAK po ben pun te mir. Ndoshta eshte istitucioni qe ka punuar me mir ne Shqiperi deri tani ne keto vite tranzicioni infinit. Edhe pse zarave militant u intereson te thon qe eshte i partis, veshtir te besohet pasi deri tani nuk kam par ndonje te opozites te jet denuar, max ka ndonje ne hetim. Kjo eshte normale pasi keta te PS i kan duart ne tepsi per momentin. Ndoshta per momentin nuk e prekin direkt Ramen, se ka ca interesa me te medha ne mes, po do i vij momenti edhe atij, kur tu mos u duhet me amerikaneve. Po Rama eshte pidhsome, kur ti thon amerikanet hap krahun, Rama direkt do iki (si Nano), jo si Sala, qe beri gjoja sikur hapi krahun dhe sot ka perfunduar duke fol nga ballkoni.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Sa të ketë me shumicë idiotë si ti, që besojnë se amerikanët i ndërrojnë partitë, e se skapi i partisë paska punuar mirë, kur edhe më debili e di se kryehajdutët në Shqipërinë-qelbësirë rilindase janë rama-veliaj, por, 20 marsi me protestën e Berishës tregoi se njerëzit kanë filluar të kuptojnë nga vjen e keqja!

  5. Keta o vellezer jane hadute nga i pari tek i fundit. Nuk mund te gjesh edhe nje te vetem

    qa te mos jete i zhytur deri ne fyt ne korrupsion. Gjithe parate e popullit shqiptar po i

    thithin keta si nje lubi. Nje sekt i tille kaq pervers as ne imagjinaten me te shfrenuar nuk

    do ishte imagjinuar. Nese populli nuk ngrihet ti beje zap, keta oadyshim qe do ta bejne

    perfundimishy shqiperine te pajetueshme.

  6. Në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshne me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.

  7. Me kete standarr nuk mbetet punonjes administrste nga drejtor e lart pa kapur. Qe kane vjedhur te gjithe as diskutohet, sa eshte pyetja. Kurse une kam nje pyetje tjeter. Sa para nga keto te vjedhurat ka rekuperuar ASPAK,-u? A i justifikon spo nxjerr shpenzimet e veta te pakten?

  8. 5 mijë euro për 10 ditë , për katër veta , në një hotel luksoz e me ushqimin inkluziv , pra 500 euro dita ?
    Një çmim tepër i ulët e i pabesueshëm .
    Mjafton që të kujtojmë se vetëm një biftek që hëngrën qeveritarët shqiptare në një restorant në Dubai, kushtonte 700 euro.
    Veçanërisht në ndërtimet e rrugëve në Shqipëri, shifrat e abuzimeve i kalojnë 10 milionat,
    Një rrugë që në Europë kushton më së shumti 5 milion euro kilometri, në Shqipëri ka arritur rekordet me katërfishin, deri në 20 milion euro kilometri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *