• |
ide | kryesore

RTL: Pushimet horror të një çifti gjerman në Durrës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
rtl



“12 ditë të plota relaksi në Shqipëri. Ky ishte plani i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger. Por plani rezultoi vërtet në të kundërtën për çiftin. Në vend të një plazhi privat ëndrrash dhe një hoteli elegant, kishte male me mbeturina dhe shumë telashe”. Kështu nis një shkrim i gjatë i televizionit të njohur gjerman RTL në faqen e tij online për eksperiencën e tyre në Durrës.

Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe, larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri. Në fund të fundit, ishte një nga këshillat “par excellence”! Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes. “Shoferi i taksisë thjesht na tha: “Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë”, – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në.

Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë. “Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit që ia kanë dërguar RTL. (video poshtë)

“Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.

Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike “Opodo” ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.

“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë “Opodo” dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Opodo premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.

Rasti i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger tregon se reklamat nuk janë gjithmonë të duhura. RTL këshillon që t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes së hotelit dhe të kontrollosh paraprakisht nëse kjo është një zonë miqësore për pushime. Një vështrim në portalet e zakonshme të vlerësimeve mund të sigurojë gjithashtu informacion të dobishëm. ©RTL, LAPSI.al



22 Comments

  1. Plehrat, tallavaja me ze te larte dhe hilet ne cmime po e menderosin turizmin.
    Kjo vjen sepse paraja ka rene ne dore te zagareve.

  2. O bole “perkthyes”, ne shqip thuhet e llahtarshme ose tmerrshme dhe jo horror.
    Ti po i ben gjuhes shqipe ate qe po i bejne keta zagare turizmin.

  3. O bole “perkthyes”, ne shqip thuhet e llahtarshme ose tmerrshme dhe jo horror.
    Ti po i ben gjuhes shqipe ate qe po i bejne keta zagare turizmit.

  4. Edhe per avionin faji i Shqiperise eshte?! Hajde toca hajde. Kudo te shkosh neper hotele ka pagesa te fshehura; edhe ketu ne Gjermani

    1. Mua nuk me ka ndodh kurre qe te kene pagesa ekstra hotelet e Europes, perfshire Gjermanine, perjashto ketu WIFI dhe minibarin.
      Na thuaj ti nje hotel ne Gjermani qe kerkon pagese ekstra!

  5. Lapsi si gjithmone eshte ne kerkim te lajmeve te keqija per Shqiperine. E merr frymezimin nga Gelbes Andi Bushati qe vazhdon me inat bolshevik propaganden anti Rama deri ne fund. Dhe per te arritur qellimin e vet mbledh gjithe qelbesirat e botes

  6. ka hotele dhe vende super ne durres shume here me mire se turqia e greqia po kush e di ci kane mashtraur keta

    1. ka me raste, pjesa me e madh eshte masaker.

      ne teresi sherbimi ehste i dobet, dhe nuk merret si etalon lokalii fistekut sepse raste te mira ka, por ne teresie ambienti eshte i shume ndotur, shume i zhrmshem, dhe sherbimi eshte per faqe te zeze.

      ne jetojme ketu dhe pa vajt ne vend me e pa me sy dhe prape jemi me 100 mendje .

  7. Keshtu eshte kur behen me hotel funderrinat , zaptuesit e tokes, analfabetet qe nuk ja kane idene se si behet turizmi. Grabiqare qe mendojne vetem te kapin cfare te kapin.

    1. Ore shumë ankoheni dhe kritikoni.Keto gjëra ndodhin gjithandej siç thonë qeveritarët rilindas me kryeministrin tonë të dashur.

      1. Pirdh Gimi Pirdh , se lirohesh.
        Ky hotelxhiu , grabiqar ka qene , grabiqar eshte dhe do te jete , panvarasisht se kush parti do jete ne pushtet.

  8. Kta turistat gjerman te falenderojne zotin qe u kthyen shendosh emire ne Gjermani se mund dhe te hanin nje dru te mire . Edhe druri, pjese e paketes turistike eshte. Mir te ben . Te shkruth muskujt dhe te sjell me kemb ne toke. Te ben me realist per jeten dhe njerzit.

  9. 1300€ pakete turistike per dy persona!
    Ca pretendonin me shume me kete cmim?
    Bileta avionit kushton minimumi 250€ per person, taxia 100€, total shkuan 600€.
    I bie qe dhoma per dy veta + cadra + shezllonet te kene kushtuar 50€ dita (pa llogaritur ketu fitimin e agjensise).
    Tallen keta apo cfare…
    Sa trapa qe qenkan, si mund te shkosh ne nje hotel i cili nuk ka asnje foto?!

  10. ka dhe ane te erreta turizmi. Duhet me shum nderhyrje e shtetit, sidomos per keta mashtruesit qe ta fusin me cmime ose ata qe edhe pse e kishin te prenotuar dhomen me booking ua dhan te tjereve per ca pare me shum, totalisht te papergjegjshem. Keta duhen denuar e gjobitur sepse prishin pun edhe atyre operatoreve te ndershem.

  11. Shihni komentet e Trip Adviser dhe kuptoni cfar bumerang solli supermashtrimi qe beri qeveria me reklamen e turizmit. Shqiperia nuk ka asnje lidhje me standardet e nje destinacioni turistik. Piiik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *