• |
ide | kryesore

Kur do të ketë një debutim zyrtar kënga e re e Mozzik dhe Taynës

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa javësh në rrjet qarkulloi një këngë e re e Mozzik në bashkëpunim me Tayna-n. Kënga që doli nga studio pa dijeninë e këngëtarëve, mban titullin “Pram”. Deri më tani kënga është shpërndarë në të gjitha platformat, por pritet që debutimin ta ketë në albumin e dytë të Mozzik.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë reperi për “Prive”. Ai është shprehur se ky bashkëpunim me Taynan, që ka dalë kudo para kohe, do të jetë pjesë e albumit, që pritet të publikohet pas disa muajsh.

“Me Tayna-n është më e lehtë se shkruan vetë, i bën vijat melodike vetë, është reperja më e mirë në Kosovë. Ka dalë një këngë e mirë me të. Besoj dhe një këngë tjetër do e kemi për albumin tim që ka dalë në rrjet nga njerëzit”, është shprehur Mozzik.

Kënga e dy reperëve është kthyer në një hit që nga momenti që doli në rrjete sociale dhe platformat muzikore, e pasi të ketë debutimin e vërtetë me siguri do të ketë akoma dhe më shumë sukses. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Mozzik dhe Tayna bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse në janar të vitit që lamë pas ata sollën një super hit të titulluar “Edhe ti”, që u kthye në refrenin e dimrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *