• |
ide | kryesore

LETRA/ Meta i përgjigjet Ramës: E vërteta se kush e bllokon ndërtimin e rrugës Vlorë – Orikum

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rehabilitimi i rrugës nga Vlora në Orikum është kthyer në “mollën e radhës të sherrit” mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjatë një vizite të hënën në Vlorë, Rama tha se kreu i shtetit po e mbante peng financimin e rrugës pasi nuk bënte një akt formal duke firmosur plotfuqinë e grupit që do të negocionte me Fondit Saudit.

“Ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia, ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd, por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën” – tha Rama.

Por në një reagim të zëdhënësit të Metës duket se çështja nuk qenka aq “formale” sa e prezanton Rama. Presidenti i ka renditur të gjitha pretendimet e tij në një letër që i ka nisur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Aty thuhet se më 28 shtator të vitit të kaluar, kjo ministri i ka kërkuar Presidentit lëshimin e autorizimit për plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit.

Por në 6 tetor Meta kërkoi më shumë informacione për këtë çështje me hapat që ishin ndjekur nga negocimi deri te arritja e marrëveshjes që ishte miratuar edhe në parim nga Këshilli i Ministrave kur Presidenti nuk ishte vënë më parë në dijeni dhe nuk kishte firmosur plotfuqinë për negociatorët.

Meta thotë se në 15 tetor 2020 mori një përgjigje nga ministria e Financave dhe Ekonomisë se marrëveshja ishte vënë në dispozicion nga sauditët dhe se nuk kishte pasur negociata pasi të gjithë kishin qenë dakord dhe se nuk kishte pasur nevojë për negocim.

Më 27 tetor, Presidenca thotë se ka kërkuar informacion shtesë dhe se nëse marrëveshja ka qenë e panegociueshme nga sauditët atëherë duhet që ky fakt të ishte edhe i shkruar në letra.

Më 2 nëntor 2020, Meta thotë se ka marrë një tjetër letër nga ministria e Financave ku pranohet sipas tij se qeveria shqiptare ka hyrë në negociata me Fondin Saudit “pa marrë plotfuqi nga Presidenti” gjë që është në shkelje të Kushtetutës. Presidenca thotë se ka marrë nga ministria e Financave edhe një letër të Fondit Saudit ku citohet se ka qenë qeveria shqiptare që ka kërkuar anulimin e financimit të aksit Peshkëpi – Selenicë, pjesë e Rrugës së Lumit të Vlorës dhe paratë të shkonin për aksin Vlorë – Orikum.

Meta thotë se kjo mënyrë veprimi e qeverisë që anulon marrëveveshje dhe lidh të tjera me të huaj pa pyetur askënd është në shkelje të ligjit. Ndaj Meta thotë se për këto arsye nuk e ka lëshuar plotfuqinë dhe se marrëveshja paraprake që qeveria shqiptare ka firmosur me Fonidin Saudit është në shkelje të Kushtetutës pasi negociatorët duhet të kishin marrë më parë plotfuqinë e Presidentit të Republikës dhe se ai nuk mund të vihej para faktit të kryer.

“Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që miratimi në parim dhe nënshkrimi i një marrëveshje, të bëhet mbi bazën e draf-marrëveshjes së negociuar, dhe jo të një marrëveshjeje të paracaktuar, apo të negociuar në mënyrë të fshehtë” – thuhet në letrën e Metës.

Kreu i shtetit citon edhe një letër që ka marrë nga banorët e zonës që ankohen për anulimin e financimit të rrugës Peshkëpi – Selenicë. ©LAPSI.al

Më poshtë letra e Metës:










8 Comments

  1. Populli i vuan te gjitha, se ata vet kane eskorte policie me 20 makina thotë:

    Njerezit e shkrete ça taksirati kane qe grinden dy kokat e shtetit ?? Dhe bllokohen punimet ??!!
    Eshte kjo arsyeja apo mosdakordesia per kompanine qe do bej punimet ??? Ashtu sikurse ndodhi te unaza e re
    Dhe te gjitha keto, ne kurriz te popullit

    1. Po ty pse te dogji more moterqir kush te foli ty more te shkerdheft kina ropt apo ..?!
      Monika ti je moj tqifshin qente e lagjes

  2. Do me thene nuk qenka nje hua por nje anulim ndertimi rruge. Mesa duket ai qe do ndertoje Vlore orikum i ka premtuar me shume Rames..ne %

  3. Dallavere parash nga Rama.Siç duket aty fshihet lepuri(paraja)te rruga tjetër dhe për kët gjë akuzon Presidentin!!

  4. Nuk është problemi se po “zihen” me njeri tjetrin presidenti me kryeministrin dhe e pësojnë qytetarët.
    Problemi është se Rama nuk do që të njohë shtetin ligjor e çdo gjë kërkon ta bëjë fshehurazi pa pyetur as për Kushtetitë e as për institucione të tjera të shtetit.
    Çdo veprim i kryer fshehurazi e pa transparencë publike, bie erë korrupsioni.

  5. Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

    Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

    Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *