• |
ide | kryesore

Oliver Giroud i preferuari i Pirlos: Juve ndryshon objektiv në merkato

-Instant, Sport



Olivier Giroud është shtuar në listën e kandidatëve të kualifikuar për një vend si zëvendësues të Moratas tek Juventus. Emrin e francezit e bëri të ditur Andrea Pirlo menjëherë pas fitores në shtëpi kundër Udineses. “Mund të na shërbejë, le të shohim dhe të shpresojmë të bëjmë diçka në ditët e ardhshme”, tha trajneri i Juventusit. Fjalë që duket se i drejtohen pikërisht sulmuesit të Chelsea, i cili për momentin duket se ka ndaluar çdo mundësi të largimit nga blutë në janar. Klubi londinez, për më tepër, po përjeton një moment veçanërisht të komplikuar, me Lampard në rrezik të lartë të shkarkimit pas humbjes kundër Manchester City.

Fakti është që Juve po kërkon një mundësi me kosto të ulët për të mbyllur një gropë që Dybala dhe Kulusevski nuk janë në gjendje të mbushin, duke pasur karakteristika shumë të ndryshme nga Morata. Në krye të listës është Arek Milik, megjithëse mbërritja tek polaku mbetet e vështirë. Marrëveshja me lojtarin është totale për qershorin, kur ai do të lirojë veten në një transferim të lirë, por ardhja e tij e parakohëshme në Torino do të varet nga Napoli. Nëse De Laurentiis nuk pretendon shumë, atëherë marrëveshja mund të mbyllet.

Përndryshe bardhezinjtë do të kthejnë sytë tek disa lojtarë me profil të ulët dhe veçanërisht me kosto të ulët. Graziano Pellé, sapo u çlirua nga Shandong, dhe Leonardo Pavoletti, në thyerje të raportit me Cagliari, janë më të akredituarit. Sigurisht që nuk janë zgjedhjet e para për një ekip që duhet të rikuperojë në kampionat dhe të bëjë sa më shumë progres në Champions League.

Për këtë arsye Pirlo mbase do të preferonte një njohje të vjetër si Fernando Llorente (“Ne i duam ata që kanë qenë këtu”, tha Paratici), por edhe në këtë rast në mes është Napoli, që nuk ka ndërmend ti bëjë ndonjë favor ndaj bardhezinjve dhe, ashtu si për Milik, kërkon të mbledhë sa më shumë që të ishte e mundur nga secila shitje. Juve sigurisht duhet të shtojë një sulmues qendror në skuadër dhe së shpejti do ta dimë kush do të jetë i zgjedhuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *