• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Timo Werner në korner: asgjë nuk i shkoi mirë Chelsea kundër City

-Instant, Sport, Video



Asgjë nuk shkoi mirë për Chelsea në ndeshjen e Premier League kundër Manchester City. Skuadra e Guardiolës triumfoi lehtësisht 1-3 në Stamford Bridge, duke lënë londinezët e Lampard gjithnjë e më shumë larg Champions. Mbrëmja e errët e Blues në përgjithësi e Timo Werner në vecanti kulmoi në minutën e 88, kur gjermani as goditjen e këndit nuk e ekzekutoi dot.

Inekzistent për gjithë ndeshjen, sulmuesi tentoi të niste me shpejtësi një aksion nga goditja e këndit, por bashkë me topin goditi edhe flamurin e këndit duke u vrarë në këmbë. Video e Werner është duke bërë xhiron e botës, e ‘thumbat’ për gjermanin nuk i kanë kursyer as vetë tifozët e Chelsea.

https://youtu.be/rOJT8u8S3Io



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *