• |
ide | kryesore

Juventusit i ‘priten’ krahët: pas Alex Sandro edhe Cuadrado pozitiv me Covid

-Instant, Sport



Pas Alex Sandro, Juventus gjithashtu do të detyrohet të bëjë edhe pa Juan Cuadrado për ndeshjen në transfertë kundër Milanit. Ashtu si mbrojtësi brazilian, edhe anësori kolumbian gjithashtu doli pozitiv me Covid-19 siç komunikohet nga klubi i Juventusit, gjatë kontrolleve të parashikuara sipas protokollit. Cuadrado, që është asimptomatik, tashmë është vendosur në izolim nga pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen në Milano.

Një mungesë, ajo e kolumbianit që komplikon edhe më shumë zgjedhjet e Andrea Pirlos, tashmë i detyruar të heqë dorë nga Alex Sandro për të njëjtën arsye. Përdorimi i brazilianit Danilo në të djathtë është praktikisht i sigurt, por për trajnerin e Juventusit dyshimi për krahun e majtë mbetet të zgjidhet, edhe në bazë të gjendjes së Chiellinit.

Nuk përjashtohet një kthim në mbrojtjen me tre e për një fanellë titullari në San Siro duket i favorizuar i riu Frabotta. Më e vështirë, por jo e pamundur, të mendosh për një zgjedhje të guximshme si Bernardeschi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *