• |
ide | kryesore

Miratohet ekstradimi i Indrit Taullait nga Gjykata e Prizrenit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin në Shqipëri, të Indrit Taullait, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut, raporton News24.  Taullai akuzohet gjithashtu edhe si i përfshirë në vrasjen e Vajdin Lamajt.

Ndërsa për Plarent Dervishaj nuk ka ende përgjigje nga autoritetet e Dubait.

Ish-anëtar i “Bandës së Durrësit” u arrestua rreth një muaj më parë në Kosovë.

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi u arrestua si pjesë “Bandës së Durrësit”, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

Më herët ai ishte liruar nga burgu nga një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, ku argumentohej se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila pranoi më 29 qershor 2017 kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait, ky i fundit ka lënë qelitë e burgut.

“Banda e Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qytetin bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *