• |
ide | kryesore

Erdogan i përmend Ramës organizatën e Gulen: Nuk do të lejojmë që ‘FETO’ të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Erdogan u shpreh sot se Turqia dhe Shqipëria do t’i japin një dimension tjetër bashkëpunimit të tyre. Duke komentuar takimin me kryeministrin Edi Rama në Ankara, ai zbardhi detaje nga bisedat. Erdogan tha se të nuk do të lejohet që gylenistët të helmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pjesë nga fjala e Erdogan:

Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. Dëshiroj që t’u uroj mirëseardhjen. Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj që kemi jetuar dhe luftuar së bashku me shekuj. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë të dukshme në disa fusha. Në ditët e sotme këto gjurmë i gjejmë nga Elbasani në Korçë, apo nga Shkodra në Vlorë. Ne sot diskutuam dhe firmosëm krijimin e Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të nivelit të lartë. Ky hap do ta zhvillojë bashkëpunimin tonë në çdo fushë.

Përveç çështjeve bilaterale, folëm për ato rajonale dhe çfarë mund të bëjmë ne për projektet në vijim. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE-së dhe nga 1 janari ka marrë atë të BISEK-ut.

Shqipëria përjetoi dy tërmete të fuqishme dhe ne ofruam të gjitha mundësitë tona për vëllezërit tanë. Shpresojmë që banesat në Laç të përfundojnë deri në gusht 2021. Unë i kërkoj mëshirë Zotit për shqiptarët që humbën jetën nga tërmeti. Turqia është partneri tregtar i katërt i Shqipërisë. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Sot në mendojmë që partneritetit t’i japim një dimension tjetër.

Anëtarët e FETO-s përbëjnë një kërcënim dhe ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.



2 Comments

  1. Kjo vizite te vellai erdogan tregon egon e semure per mandatin e trete, te katert, dhe me radhe. Opozita mos flere mbi dafina, duke menduar qe Bundestagu gjerman, dhe parlamenti hollandez do ja mbledhe ketij Erdoganit tone. Takimi i sotem tregoi qe ketij as ja ndjen per keta te fundit. Kete pune do e ndajne plumbat.

  2. Ti mire i thua, po ka nga ata qe thone me mire me Turqine se ata na ndihmojne, por harrojn qe ste ndihmon njeri kot…Si ka mundesi qe nje jete zgjedhim anen e gabuar nje zot e mer vesh, prandaj kemi ngel mbrapa….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *