• |
ide | kryesore

Kavajë/ Vidhnin në banesa dhe biznese, arrestohet një 25-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar  me iniciale D.B. është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje të disa banesave dhe bizneseve në Kavajë, teksa është proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar. Ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa elektroshtëpiakeve në banesa të ndryshme. Më konkretisht ata akuzohen për 5 raste vjedhjesh të televizorëve, frigoriferëve, në banesa dhe në disa biznese.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *