• |
ide | kryesore

Probleme me reshjet edhe në Sarandë, del nga shtrati lumi i Kalasës

-Instant, Arkiva, Lajme



Shirat me intensitet të lartë në 72 orët e fundit, kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Kalasës. Lumi i cili kalon në fshatin Metoq, në Sarandë ka përmbytur tokat buqësore të më shumë se 50 familjeve. Probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer, përmbytje të tokave dhe banesave pati sot edhe në disa fshatra të bashkisë Finiq.

Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Çaush dhe Krabë, lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.

Fshatrat Finiq, Çlirim, u përmbytën nga kanali KK3. Përmbytje ka edhe në zonën industriale në Vrion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *