• |
ide | kryesore

Juventus po kthehet në vatër infeksioni: Pirlo humb edhe De Ligt nga koronavirus

-Instant, Sport



Lajme të këqija për Andrea Pirlon dhe Juventusit në funksion të ndeshjes së kampionatit të së dielës kundër Sassuolos. Gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, është zbuluar pozitiviteti ndaj Covid 19 i lojtarit Matthijs De Ligt. Mbrojtësi tashmë është vendosur në izolim, kështu që bardhezinjtë do të jenë të detyruar të bëjnë pa një lojtar vendimtar në rreshtimin difensiv të kampionëve në fuqi. Hollandezi i shtohet kështu rasteve të tjera të pozitivitetit tek Juventus: Alex Sandro dhe Cuadrado, duke e cuar numrin e mungesave në tre në total. Në vend të De Ligt, tekniku po mendon një mes Demiral dhe Chiellinit.

Ndërkohë, Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Asl së Torinos, në lidhje me pozitivitetin ndaj Koronavirus të juventinit Matthijs De Ligt shpjegoi: “Ne u informuam menjëherë nga shoqëria. Me sa dimë, lojtari është mirë dhe tani është në izolim” , shtoi Testi, sipas të cilit rasti i tretë i Covid midis lojtarëve të Juventusit nuk duhet të krijojë shqetësim: “Situata është nën kontroll – pohon ai -, nuk ka asnjë vatër për momentin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *