• |
ide | kryesore

Milan i bën surprizën Torinos: grumbullohet me urgjencë Ibrahimovic e Calhanoglu

-Instant, Sport



Në konferencën e djeshme për shtyp, para ndeshjes, Pioli u përgjigj me një “nuk besoj”, ndaj pyetjes në lidhje me një grumbullim të mundshëm për Ibrahimoviç. E ndërkohë, suedezi, për çudi, është në listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes. Nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimit të gjatë që e ka mbajtur jashtë fushave, kështu që duke përjashtuar surprizat, Ibra do ta fillojë nga stoli, me Leaon si qendërsulmues. Sidoqoftë, një lajm i shkëlqyeshëm për të ardhmen e afërt të kuqezinjve, të dëmtuar fort nga mungesat që kontribuan edhe në humbjen e parë të këtij kampionati.

Hakan Calhanoglu ishte gjithashtu në dyshim e, në fund, turku është grumbulluar pavarësisht se nuk ishte stërvitur dje. Numri 10 duket se e ka kapërcyer goditjen e marrë në kavilje dhe është në dispozicion të Piolit. Mbetet të shihet nëse tekniku do ta rrezikojë që nga fillimi, apo turku do të jetë i destinuar të fillojë nga pankina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *