• |
ide | kryesore

Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

-Instant, Arkiva, Të fundit



“Tragjedia e Shqipërisë është se nuk ka opozitë të fuqishme. Sepse opozita e sotme – kur ishte në pushtet – s’ka qenë shumë më ndryshe se pushteti i sotëm”, ka shkruar gazetari kosovar që punon për mediat zvicerane, Enver Robelli. 

Ai ka bërë një shkrim të gjatë për skandalin e darkës së ministeave rilindas në restorantin e Nusretit në Dubai. Pasi ka ngritur disa pyetje për rilindasit ai ka akuzuar edhe opozitën: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për «të sjellë investime», siç po përpiqet ta bind opinionin kryeministri i Shqipërisë, po zyrtarët e kabinetit të tij ç’punë patën në Dubai? Apo zyrtari i qytetit të Tiranës? I cili, përndryshe, dikur mbante ligjërata me zë të lartë kundër korrupsionit dhe e valëviste flamurin e antikorrupsionit duke bërtitur «Mjaft» pyet ai.

Pastaj Robelli thotë se kjo ndodh ngaqe opozita është e dobët dhe me të njëjtat vese: “Keqqeverisja shumëvjeçare dhe mosndëshkimi i të korruptuarve kanë ndikuar që shumë qytetarë të mos shohin kurrfarë kuptimi në angazhimin publik për të mirën publike. Kjo është edhe një tragjedi tjetër shqiptare. Me gjasë më e madhja. Sepse po të kishte rezistencë të madhe publike, pushteti do të frikësohej dhe disiplinohej dhe njëkohësisht do të lindte një opozitë e re, e efektshme, e cila merret me hallet e vërteta të Shqipërisë”.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Z.Robelli, sigurisht qe edhe Fshatari i fabules ka fajin e vet qe iu vodh lopa… POR FAJIN KRYESOR BESOJ SE JEMI TE GJITHE DAKORD QE E KA HAJDUTI!!!!

    1. ik o rrot kari, ronqira jan te gjith. Bejn sikur u qajne hallin robve kur jan ne opozite e sa vijne ne pushtet ta fusin sa krahu, i shef me Manen. E mbani mend si bente Rama sa qe ne opozite, a thu i hante palla shume per robt kur permbyteshin ne Shkoder, shife sot se rru hic. Njesoj jan dhe keta robqirat e tjere se i kemi pa sa kan qene ne pushtet dreka darka me Zamirin

  2. Te investoj kompania gjigande EMMAR ne Durres , padyshim qe eshte nje gje e madhe, nuk mohoet.
    Po kjo qeveri , nuk ka nje specialist per fushen detare qe te jete prezent ne takime te tilla ??
    C,ne me ministra te pergojuar dhe si gjithmone me oligark, apo nga qe qeveria i fali oligarkise dhe ortakeve politikane portin e Vlores ?

    1. Nuk eshte e veshtire te kuptohet. Qeveria qe po ha darke i “ka falur” me demek mijera metra katror firmes se Dubait si qeveri, por nen dore ai palloshi dhe keta “darkaxhinjte” do te marrin para nen dore nga investitoret ose behen aksionere fshehtas me token publike qe ju japin plus oligarke si Mane behen nenkontrakore dhe ndajne parate te gjithe. Ali Baba me 40 hajdute. Tmerr.

  3. Makuteria, babezia por dhe injoranca nuk kane kufi…………………………..
    Imagjinoni sikur te kishte ndodhur kjo ngjarje ne nje shtet tjeter, pra nje oligark se bashku me ministrat e qeverise ne lokal ne Dubai. Nuk do mjaftohej thjesht si nje lajm !

    1. Kjo puna e qenve eshte per tu pare..Ku eshte pare e degjuar qe KRM-ja i nje vendi titullon opoziten dhe kriteken Qeneri..Edhe per Merhumin ishte turp..Nejse shihemi pas nja dy muajsh dhe do na thuash a doli ndonje vaksine per ty…

  4. Keto Shqiptaret e Kosoves e aq me shume ata qe kane ndenjur e rrine ne Zvicer kane nje afersi shpirterore me Ish nomenklaturen e kaluar,me eterit e ketyre monstrave qe sot jane ne Qeveri !!!
    Ky Enveri qe godiska fort Opoziten,çfare lloj lidhje ben ?!?! Se keshtu aludon,ka bere apo do te beje opozita,do te beje nga e di ky plenc ?Kete mund ta thote edhe nje injorant nga fiset zulu ?Nuk eshte ndonje mendje e arte qe hamendeson ?
    Loja qe beni ju si media duke perdorur kete budalle qe flet Shqip,duke fajesuar opoziten,apo ndotur ate eshte loje e strategji e pushtetit dhe hijenave qe perdor ai !?Strategji e Ps dhe monstres qe drejton ate eshte te beje pis klasen politike kryesore te ketij vendi,ato qe jane nuk bejne,dhe te ikin ato te vijne krijesat e Rames,nga e djathta kryesisht ?!
    Ne nga anet tona i themi ketij Robellit,Enver :Te marrte muti shalet ty e Baton Stanishiqin!
    Boll halle keni andej kufinit or lumbaca,e mos e fut hajdutin me te vjedhurit ne nje vathe ?Merru me ato punet e marksizmit ne Zvicer se i qani Ju dhe komandantit qe ja bani rrupsup Amerikes ?
    Ndersa per dreken,darken,zoti i vrafte rilindasit monstra te Partise Socialiste qe vjedhin,sherbejne me taksat e Shqiptareve oligarkeve ?
    E di ky Robell .ari per ke behet Tuneli i Llogarase,eshte hapur tenderi ?!E ben Balluku,baxhella,aktore porno e qeverise,pyete Lu-ne ku e ka futur hunden here pas here ?
    Per kete Bizneskriminelin Samit Mane !

  5. 3 Parti nje Oligarki,eshte parulla nepr muret e lagheve te Tiranes,nga kush behet thoni Ju ?
    Nga Policet e Bashkise Tirane ,per te krijuar idene se te gjithe jane njesoj,e skemi pse ankohemi e ku te besojme per ndryshimin?!
    Data 25 prill Robell,Baton,a kush dreqin ju cyt ju,nuk do te jete dite votimi,Por dite NDESHKIMI .
    Vota e shqiptareve do t’ju ndale frymen kriminale me te cilen gjalloni,mbetje!

  6. Dhe ju zotëri me fajin e ka Berisha.Me slloganinin e Ramës???E çfarë duhet të bëjë opozita?Të bëjë revolucion të armatosur!!!Kjo është mëndësi komuniste ku qëllimi arrihet me dhunë eksteme.Nuk është filozofi e të djathtës liberale.

  7. Te gjithe ata pushtetare qe nuk e kane frike popullin e tyre dhe bejne si ju do qejfi me parate e popullit duhet ta dine se ka nje Zot qe do kerkoje llogari dhe gjithe pasurine e vjedhur do detyrohen ta vjellin per hundesh ata dhe pasardhesit e tyre prandaj mos luani me fatet e popullit Shqiptar se do te pendoheni.

  8. I pa emer 14:45
    Eshte tamam si thua ti
    Kam pa nji dokumentar për grateruse që ishin martu me shqiptare.
    Nji hetuese i merrte në pyetje dhe ju shkelte flokët
    E di si ishte bo hetuese si një zhabe tullace
    Në kokë kishte një paruke ,kurse gruaja kishte flokë të dendur dhe thinja të argjenta
    E bukura ishte se hetuese kishte studio ligjore në mes të tiranës
    Unë besoj një Zot dhe Zoti merr hënën e të pamundurit.
    I paemri tjetër
    Të hyfte vaksina në bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *