• |
ide | kryesore

Ulet numri i viktimave, dy humbje jete dhe 253 raste me Covid-19 në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se janë regjistruar 253 raste të reja në 24 orët e fundit. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raporton se po në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 53,776 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *