• |
ide | kryesore

Mbi 200 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktim nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 236 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë  bën me dije se sot janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.

Në total numri i rasteve aktive është 1.780.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *