• |
ide | kryesore

Video/ Cagliari nuk di të shënojë as me penallti: Vlahovic i jep fitoren e parë në shtëpi Prandellit

-Instant, Sport, Video



Fiorentina iu kthye suksesit dhe e bëri këtë në ndeshjen e drejtpërdrejtë shumë të rëndësishme kundër Cagliari, i mundur 1-0. Në pjesën e parë, sardët kishin mundësinë të kalonin në avantazh me një penallti (faulli i Igor) por Joao Pedro, hipnotizohet nga Dragowski. Skuadrat luajtën hapur me raste në të dy anët, deri në golin e fitores së Vlahovic në minutën e 72-të, i cili shfrytëzoi sugjerimin e Callejon.

Pas arritjes së madhe në fushën e Juventusit, Fiorentina rigjeti fitoren pas gati tre javësh dhe mori atë sukses në shtëpi që mungonte që nga tetori i kaluar, që është kështu i pari për Prandellin. Fitorja ka ardhur në një sfidë shumë delikate për mbijetesën, kundër Cagliari (humbja e katërt radhazi), rezultat që e ngjit skuadrën viola në vendin e 12, +6 nga zona e rënies. Vendimtare në këtë ndeshje gabimet e sulmuesit, ata kaljeritanë edhe më shumë. Në minutën e 37’ fiksohet edhe rasti më flagrant i 45 minutave të para. Joao Pedro u shërbye nga Nainggolan, duke i marrë kohën Igor, që e rrëzon; sulmues brazilian shfaqet nga pika e bardhë, por Dragowski e hipnotizon duke i pritur penalltinë.

Kjo ndikoi në performancën e Cagliari në pjesën e dytë, ndërsa duket se më shumë tek fitorja besoi Fiorentina, që gjeti golin e fitores 18′ minuta nga fundi: Marin humbi topin dhe Martinez Quarta nisi në kundërsulm Callejon, që shërbeu për Vlahovic që nuk gaboi para porte, duke fiksuar shifrat në 1-0. Për Di Francesco është një krizë e zezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *