• |
ide | kryesore

Hoti paralajmëron Serbinë për njohjen reciproke

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar Sebrinë se mund të rikthejë reciprocitetin ashtu si qeveritë e kaluara të drejtuara nga Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.


Hotit hotë se çdo masë që Serbia e drejton nga Kosova, ashtu edhe Kosova do ia drejtojë Serbisë.


Më tej ai jep edhe verdiktin përfundimtar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose Kosova zbaton të gjitha masat e reciprocitetit pa përjashtim.

Edhe pse zgjedhjet janë më 14 shkurt, Hoti ka bërë me dije se shfuqizimi i reciprocitetit është bërë me afat për disa muaj që t’i hapej rrugë dialogut, por nëse dialogu s’përfundon me njohje reciproke atëhere rikthehet reciprociteti.

 

 

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi hequr masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vijë në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia.

Por unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme, por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare. Ju e keni parë që i kemi disiplinuar pak edhe vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, tha Hoti.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu