• |
ide | kryesore

Kessie skeptik në shanset e Milan për titull: “Në kampionat luhet për të fituar, por objektivi është Champions”

-Instant, Sport



Franck Kessie është një nga liderve të Milanit kryesues: “Unë jam një nga lojtarët që kam qenë këtu për kohën më të gjatë, e ndiej përgjegjësi”. Edhe për këtë arsye, mesfushori nuk fshihet duke folur për kampionatin por pa lënë pas dore realizmin e duhur: “Në kampionat ne luajmë për të fituar por qëllimi është të kualifikohemi në Champions League, edhe Kupa e Italisë është gjithashtu e rëndësishme. Ne luftojmë në të gjitha frontet për t’u ngritur më lart e mundur”.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, në intervistën ekskluzive për Sportmediaset, flet edhe për Ibrahimoviç: “Është kënaqësi që ai më lejoi të godisja penalltinë (pas gabimeve të suedezit) por kur, nëse do ta ndjejë unë do t’i jap përsëri mundësinë të ekzekutojë penalltinë: për një sulmues për të shënuar është më e rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *