• |
ide | kryesore

Tirana, Ahmedov një hap larg firmës: Dede rigjen për herë të parë këtë sezon Kale e Celhaka

-Instant, F1, Sport



Deri tani goditjet në merkato janë dy: Taulant Seferi e Jocelyn Behirachte. Por mund të konsiderohen edhe katër, sepse për herë të parë Nevil Dede, që kur ka mbërritur tek Tirana, ka patur në dispozicion në stërvitje edhe brazilianin Kale e Jurgen Celhakën, të dy të dëmtuar prej një kohe të gjatë. Bardheblutë ndërkohë janë një hap larg firmës me sulmuesin e CSKA së Sofies Ahmed Ahmedov.

Bullgari që këtë sezon ka luajtur pak, por duke arritur ta tregojë veten në 320 minutat që ka patur në dispozicion, duke shënuar tre gola (një në kampionat e dy në kualifikueset e Europa League) është pranë firmës me kampionët e Shqipërisë. Në fakt, Tirana është akorduar me klubin bullgar, për huazimin e 25 vjecarit deri në përfundim të sezonit, por pret vetëm fjalën e lojtarit, vullneti i të cilit do të jetë vendimtar për transfertën.

Me ardhjen e mundshme të Ahmedov, Tirana mbrohet kështu në rast të shitjes së Ernest Mucit, për të cilin vazhdon të insistojë Rapidi i Vjenës. Për momentin presidenti Halili refuzon duke pritur ofertën e duhur, lëvizje e përkthyer sigurisht në tentativë për të rritur cmimin, por sipas të gjitha gjasave shënuesi më i mirë i bardhebluve në janar do të veshë një tjetër fanellë.

Në këtë pikë, Dede mund ti gëzohet kthimit në stërvitje pas një pauze të gjatë për shkak dëmtimi të Jurgen Çelhakës dhe Elton Kale. Dy lojtarët janë tepër të rëndësishëm dhe për Deden do të jenë si dy përforcime më shumë në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *