• |
ide | kryesore

Napoli nuk donte të luante Superkupën me Juventus. Reagon Lega: “Provokim”

-Instant, Sport



Pasi fitoi betejën e tij për rikuperimin e ndeshjes së kampionatit kundër Juventus, falë mbështetjes së Coni-t, Napoli u përpoq të hynte në sparkatë edhe në SuperKupën e Italisë. Aurelio de Laurentiis, me sigurinë e suksesit të tij përpara Kolegjit të Garancisë në Sport, ka propozuar për të mos luajtur ndeshjen e planifikuar për të mërkurën 20 janar, përsëri kundër bardhezinjve. Motivi? Në nivel ekonomik, të ardhurat do të ishin më të ulta se në të kaluarën, kalendari tashmë është i mbingarkuar, përveç faktit që Reggio Emilia, vendi ku do të zhvillohet takimi, ndodhet në një rajon me një rrezik të lartë të Covid-19.

Në detaje, klubet do të fitonin “vetëm” 2.6 milion euro kundrejt 5.8 milion të edicionit 2019 në Arabinë Saudite. Faji i mungesës së publikut dhe shpërmblimit të paguar nga qyteti/vendi pritës, me “rrezikun” e detyrimit për t’u paguar lojtarëve edhe një premio nga shoqëria fituese. Kjo është arsyeja pse AdL do të shtyjë SuperKupën në fund të sezonit, kur gjendja shëndetësore do të jetë më e mirë (ndoshta) dhe mund të luhet më me siguri, ndoshta me pak publik në tribuna, nëse jo jashtë vendit.

Hipoteza, që duket se është konturuar rreth dhjetë ditë më parë, megjithatë iu kthye dërguesit nga Lega Serie A dhe kështu Juve-Napoli, duke përjashtuar ndonjë vendim befasues të minutës së fundit, do të luhen rregullisht. Në pritje, pastaj, për të kuptuar se kur do të futet në kalendar rikuperimi i ndeshjes së tetorit.

DE SIERVO: “NJË PROVOKIM, DO TË LUHET”
“Do të luhet SuperKupa e Italisë, ishte vetëm një flakë kashte”. Kështu administratori i deleguar i Serie A, Luigi De Siervo, ka komentuar mbi zërat për kërkesën e pronarit të Napolit Aurelio de Laurentiis, për të shtyrë ndeshjen e SuperKupës së Italisë mes Juventus dhe Napolit të planifikuar për 20 në janar. “Ishte ky provokim, por kalendari dhe kampionati janë gjëra të shenjta, këto janë angazhime që do të respektohen”, theksoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *