• |
ide | kryesore

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit



Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel. Osmani do të ketë sot një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. Ndërkaq të martën mbrëma, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *