• |
ide | kryesore

Skënder Brataj: Masat kufizuese të pandemisë do të hiqen përfundimisht kur të arrihet imunizimi i tufës në masën 60-70%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës mbi 70%. Lajmin e ka bërë me dije vetë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.


Në një intervistë në Report Tv, Brataj është shprehur se ende duhet pasur shumë kujdes me pandeminë pasi moshat e reja mbajnë “rekord” për trasmentimin e saj. Më tej, ai ka shtuar shtuar se efektin e vërtetë të festave të fundvitit tek pandemia në vendin tonë do ta shohim në fund të janarit.


“Përfundimisht masat do të hiqen kur të bëhet imunizimi i tufës, pra të kalojë 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundvitit, më mirë do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vetë pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtetë është fillimi i fundit të pandemisë por ajo sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë,“- tha Brataj. Ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 5 viktima dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit.

4 Comments

  1. Po rri urte o injorant, si do ta gjesh ti ne jane infektuar 60 apo 65 %, me shifrat qe jep ministria per rezultat e testeve?
    Do te duhen edhe 10 vjet te dalin te infektuar 60 % e shqiptareve.
    Me vaksinimet qe “filloi” palla?
    Do te duhen nja 15 vjet.
    Shko me mire bej buze me botoks e mbush me silikon bythe e gjoks, se per ate je specializuar, leri te flasin ata qe dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu