• |
ide | kryesore

Axhenda e Dubait/ A e gënjyen Ramën vartësit për darkën tek Nusreti?

-Instant, Kryesore, Lajme

Fortuna që shkaktoi darka tek Nusreti në hapësirën Vip të restorantit të famshëm në Dubai e gjeti kryeministrin Rama mes zonave të përmbytura të Shkodrës, diku në Obot apo në Dajç. Përpjekja e Ramës, për t’u qarë hallin që nuk ua zgjidhi dot në 7 vjet banorëve të përmbytur në veriu, u zhbë papritur. Në vend të solidaritetit që tentoi të shfaqë Rama, në rrjetet sociale u ngrit një dallgë mallkimesh dhe sharjesh për vanitetin e qeveritarëve.


“Darka e fundit” në Dubai


I gjendur mes akuzave për një darkë ku nuk kishte ngrënë asgjë për vete, Rama përsëriti atë që i kishin thënë, se të gjitha ishin paguar nga investitorët e grupit Emaar, kompania gjigande e lindjes së mesme që kishte ftuar delegacionin shqiptar dhe që synon të investojë 2 miliard dollarë për shndërrimin e portit të Durrësit në një port turistik.

Pikëpyetjet që u ngritën ishin të shumta. Nëse darka ishte organizuar nga grupi Emaar, përse tryezës i ishte bashkuar edhe biznesmeni Samir Mane që nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar? Nëse kjo ishte një darkë pune, përse ndodhej aty edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kur investimi ishte në Durrës? Përse nuk ishte asnjë përfaqësues nga kompania e huaj?

Një prej anëtarëve të delegacionit, që nuk pranoi të identifikohej, rrëfeu për Lapsi.al me detaje axhendën e delegacionit shqiptar dhe lëvizjet e ministrave. Rezulton se darka tek Nusreti nuk kishte qenë pjesë e axhendës zyrtare të delegacionit, siç thotë kryeministri dhe devijimi i ministrave ka rënë në sy mes grupit që mbeti pa shkuar tek Nusreti.

Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

Ditën e parë, në datën 8 Janar, anëtari i delegacionit rrëfeu për Lapsi.al janë zhvilluar diskutime mes përfaqësueve të kompanisë dhe qeverisë shqiptare dhe dreka është shtruar nga pala pritëse në ambientet e hotelit “Adress Down Town”, i cili është në pronësi të kompanisë Emaar. Ndryshe nga ajo që u tha në media, kompania Emaar shërbeu pije alkoolike për të ftuarit.

Edhe darka, në të njëjtën ditë, pra në 8 Janar, është shtruar nga pala pritëse në të njëjtin hotel, ku i pranishëm ishte edhe kreu i kompanisë “Emaar” Mohamed Alabar. Në të njëjtën darkë morën pjesë dhe ministrat dhe i gjithë delegacioni shqiptar, bashkë me përfaqësuesit e biznesit dhe medias.

Ditën e dytë, në datën 9 Janar, takimet ishin të përqëndruara gjatë pjesës së parë të ditës, pasi kreu i grupit “Emaar” kishte planifikuar të udhëtonte jashtë. Dreka është shtruar në një tjetër hotel pjesë e kompanisë Emaar “Adress Boulevard”. Pikërisht në këtë darkë, në ditën e dytë mungonin ministrat Balluku dhe Ahmetaj, bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku.

Të tre kanë munguar sërish edhe gjatë darkës që është shtruar, kësaj radhe në hotelin ku po qëndronte delegacioni, tek “Adress Down Town”. Mungesa e tyre ra në sy nga anëtarët e tjerë të delegacionit, që kanë pyetur njëri tjetrin se ku ishin larguar ministrat, por pa arritur të merrnin vesh më shumë, pasi ikja e tyre nuk ishte konfiduar me askënd. Bisnesmeni Samir Mane që duket në videon e publikuar në restorantin Nusret, nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar që udhëtoi në Dubai dhe nuk ka marrë pjesë në takimet me përfaqësues të Emaar Group.

Në videon e publikuar nga instagrami i Nusret Dubai, shihet qartë data 9 janar 2021, që përkon me ditën kur një pjesë e delegacionit shqiptar ka munguar në drekën dhe darkën e shtruar nga kompania Emaar. Po ashtu në videon e publikuar nuk shihet asnjë përfaqësues i palës pritëse, ndërsa përfaqësues të delegacionit në Dubai treguan se disa prej karrigeve të vendosura për anëtarët e grupit që munguan mbetën bosh.

Pjesë e delegacionit qeveritar ishin:

-Belinda Balluku- ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Arben Ahmetaj- ministër i Shtetit për Rindërtimin
– Etien Xhafaj- zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
– Erlis Hereni- këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Pirro Vëngu- drejtor i Autoritetit Portual Durrës
– Viola Haxhiademi- sekretare e përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
– Olti Muzaka – sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave
– Arbër Mazniku- nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
– Endri Fuga- këshilltar i kryeministrit

Po ashtu pjesë e vizitorëve ishin 4 grupe gazetarësh nga RTSH, ATSH, Tv Klan dhe Top Channel, bashkë me disa biznesmenë përfaqësues të studios Atelier 4.©Lapsi.al

18 Comments

  1. Çe pyet bre vlla… keto jane udherrefyesit tane…
    S’keni pare gje akoma, s’keni pare pjesen e dyte te Darkes…
    Mungon pjesa tjeter e pushtetit (behet fjale per opoziten qe pret pushtetin)…
    Doemos diku rrotull Darkes, duhet te jete edhe ndonje ndermjetes qe lidh pozite-opozite…
    Nuk kemi plan B, ose keto qe kane pushtetin ose ato qe kerkojne pushtetin (nuk kemi rruge, si te votojme dhe si te mos votojme)… çfare te bejme…
    🤦‍♂️

    1. Ti duhet te hash sufllaqen e rradhes. Por per ta fituar, nuk duhet te postosh sms e E. Fuges, por duhet te krijosh ndonje gje nga vetja. Nese nuk ke tru, per te krijuar gje, kenaqu me piten e sufllaqes. Apo jo Ahmet?

  2. Pazare pa fund.
    Lul Basha ka vite qe thekson me force qe qeveria eshte e kapur nga oligarket.
    Si shpjegohet qe e mbylli gojen ne rastin konkret ?? Kur te gjithe u habiten se kush ndodhej ne tavoline !?
    Cdo kush e di fare mire se cfare pasojash do kishte kjo ngjarje ne nje shtet tjeter.
    Permendi vetem dreken apo darken qe padyshim ata nuk do rrinin pa ushqim .
    Zhgenjim per elektoratin.

    1. Po ti i ores 21:53, elektorat i kujt je? Pretendon se je i zhgenjyer nga Basha! Eshte e qarte si drita e diellit qe je ramist i thekur, pavaresisht se shkruan edhe me emrin Ahmet, pra duke perdorur si emer mbiemrin e tigrit te fatkeqesive, nuk le asnje dyshim se po shkruan me dy emra te ndryshem thjesht per te gjoja shtuar numrin e votuesve te Rames

  3. Mos me thuaj qe ndonjeri nga keta trima eshte karantinuar. Keshtu do nambetej vetem Rama e lali Edi per te na udhehequr ne keto kriza. Apo mos e kam gabim. Nuk duhet te karantinohen se jane Vipa dhe nuk e shperndajne virusin si te tjeret.

  4. Pse kaq te varfer, mer vlla… ne mendje dhe ne shpirt.
    Ju ka mbet ora te viti 1980, kur diskutonim egzistencen bilogjike. Keni 2 jave merreni me nje darke ne restorant…
    Akoma te ushqimi e keni mendjen ???
    Nuk shifni milionat e dollareve, qe ikin lume nga keqmanaxhimi, po shikoni se cfare kishte ne pjate dhe kush e pagoi !!!

    1. Nuk eshte halli te ushqimi se sigurisht qe dhe ata njerez jane dhe do ushqehen.
      Problemi eshte se kur shikon ate konglomerat te cuditshem mega hajdutesh qe struken diku ne mes te shkretetires, mendja te shkon menjehere ne nje Orgji Vjedhjeje.
      Dhe futi nje sufllaqe per shpelarje…

      1. O kico.
        Nuk diskutohet me “…mendja te shkon…” se keshtu me fantazi nuk kemi gje ne vije….
        Per nje akuze duhen fakte, dhe fakte mund te gjesh me mijra , pa …teshkuar mendja …
        Po ate sufllaqen ne fund, c’e deshe…!
        Apo me qe nuk dime te diskutojme pa share e pa ofenduar.
        Nuk ke faj, eshte ceshtje rrace. Qente e rruges, vetem te kacafyten dijne…

  5. Darken e shtroi Ben Tigri per te festuar lindjen e djalit nga dashnorja. Me ne fund ka nje pasardhes mashkull. Kush pagoi nuk e di pastaj, po Samiri nuk gjendej kot aty

  6. Keta te Mjafit-it nuk e pjerdhin Edvinin fare.Ata jane shteti paralel shteti i nendheshem.Ky palla i gjate thjesht firmos dhe vulos ato qe fondacioni i servir.Tani qe e dine se ne prill ky pjerdh perfundimisht nga pushteti i bejne dhe karshillek.Lum shqiptaret kush po iu iken e mjere shqiptaret kush po iu vjen.Do shikojme qafyre me mjaftistet kryeministra.

  7. Mesa duket ardhja e investitorit Arab i paska tërbuar pjellat e Sali Berishoviçit dhe kukuvajkat e tij që këndojnë nga haleja e PD-ës . Mesa duket i paska ikur shansi për zhvatjen dhe zaptimin e atyre pak pronave shtetrore në bregdet 😁 ( për të tjerat shpresoj të merret prokuroria )

  8. nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozitës tek Rruga e Kombit menjëherë sapo mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastrati që zotëron edhe hotelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu