• |
ide | kryesore

Basha zbulon strategjinë e opozitës në zgjedhje dhe kandidatin për kryeministër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zbuluar detaje nga strategjia e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se i gjithë kampi opozitar është i bashkuar dhe se do të jetë një koalicion ndërsa ndarja e listave do të jetë në funksion të maksimalizimit të votës.


“Me 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.


Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.

Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj” – tha Basha.

I pyetur se cili është kandidati i opozitës për kryeministër ai tha se ai do të marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë në rast fitoreje. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Ore Luli mund te jete kokrra legenit e mund ta beje vezen me te vogel se Rama apo mos te beje veze fare, por te pakten nigjohet, flet si njeri, me qetesi, nuk bullizon te tjeret ne panel, nuk te tremb e nuk ben si rrotkari duke imituar e uleritur njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu