• |
ide | kryesore

FOTO/ Alexei Navalni kthehet në Moskë, policia e pret me prangat gati

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka mbërritur në Moskë për herë të parë që kur ai gati u vra nga një sulm me një agjent nervor vitin e kaluar. Fluturimi i tij nga Berlini u devijua nga një prej aeroporteve të Moskës në një tjetër, pasi mbështetësit u mblodhën për ta pritur atë. Policia e arrestoi menjëherë sapo ai dorëzoi pasaportën për kontroll. Më herët ai u tha gazetarëve që e shoqëronin se “ishte i lumtur që ishte kthyer në shtëpinë e tij.

Aktivisti tha se autoritetet ishin përpjekur ta eliminonin, por një gjë e tillë është mohuar deri tani nga Kremlini. Navalny përfundoi në koma në një fluturim në Siberi gushtin e kaluar. Më vonë u zbulua se ai ishte helmuar me një agjent nervor të quajtur Novichok.

Autoritetet ruse e kishin paralajmëruar se mund të përballet me burgim pasi nuk kishte respektuar një shërbim paraburgimi të vendosur nga një dënim i mëparshëm. Ai gjithmonë e ka konsideruar çështjen si të motivuar politikisht. Navalny ka akuzuar Putin po bën gjithçka që mundet për të ndaluar që kundërshtari i tij të kthehet duke trilluar akuza të reja kundër tij. ©LAPSI.al

Image Image Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *