• |
ide | kryesore

Del VIDEO e atentatit me tritol ndaj biznesmenit Artjan Bylyku

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka publikuar, pamjet e atentatit që iu bë biznesmenit, Artjan Bylykut më 18 tetor të vitit 2019 i cili shpëtoi mrekullisht. Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si ish-Frigoriferi në kryeqytet ka thënë se atentati ka qenë me minë të telekomanduar.

Në pamjet e publikuara tregohet e gjithë dinamika e ngjarjes. Në video duket momenti kur biznesmeni ka hapur makinën dhe ende pa hipur në të ka ndodhur shpërthimi. Personi që ka kryer atentatin ende nuk është identifikuar. Gazetari Artan Hoxha thotë se dyshohet se autori i ngjarjes është nga periferia e Tiranës dhe se ai ka qëndruar në skenën e ngjarjes edhe pas shpërthimit.

“Kemi të bëjmë me atentat me minë të telekomanduar në mes të Tiranës. Shpërthimi ka ndodhur në një moment ku edhe ka pasur njerëz. Automjeti ishte një tip “Audi”, eksplozivi ishte i vendosur poshtë dhe ishte i komanduar. Ekzekutori është në skenën e krimit dhe ka pamje vizive të atentatit. Në video duket momenti kur biznesmeni ka aktivizuar makinën dhe ende pa hipur në të ka ndodhur shpërthimi pa hipur në makinë.

Një person, ndalon shikon grumbullin e njerëzve, sheh nëse e ka goditur apo jo objektivin dhe ecën duke shkuar pas një kabinë elektrike duke u fshehur. Ky personazh ende nuk është identifikuar edhe pse janë tashmë disa të dhëna. Dyshohet një grup me pagesë, një pjesëtar i së cilës dyshohet se është nga periferia e Tiranës.

Pra edhe në atentatin e Preng Gjinit edhe në atentatin e biznesmenit, duket si skenë filmi, por në të dyja rastet kamerat e sigurisë na ofrojnë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja dhe shihet se pavarësisht kësaj autoritetet e kanë të vështirë për të kapur ekzekutorin”, – tha Hoxha.

Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit që është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit më 18 tetor të vitit 2019 ka rënë pre e një atentati, nga i cili shpëtoi mrekullisht. Rreth orës 07:45, Bylyku shkoi të hapte derën e automjetit të tij tip “Benz”, që ishte parkuar pranë një pallati në rrugën “Ramazan Bogdani”, dhe makina shpërtheu në flakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *