• |
ide | kryesore

Kërcënohet siguria e Capitol, pezullohet prova për inaugurimin e Joe Biden

Arkiva, Planet



Dy ditë para se Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA, ndërtesa e Kapitolit në Uashington DC ndodhet në bllokim total, për shkak të një kërcënimi të sigurisë. Gazetarët në vendin e ngjarjes thonë se një njoftim emergjent, një provë për inaugurimin e Z. Biden është pezulluar. Siguria është e ngjeshur, ku me mijëra anëtarë të Gardës Kombëtare janë të dislokuar. Dëshmitarët okularë raportuan tym afër Kapitolit. Shërbimi zjarrfikës në Washington DC tha se i ishte përgjigjur një zjarri aty pranë, i cili tani ishte shuar. Një alarm, i njoftuar për stafin e Capitol, tha se kompleksi ishte në bllokim, ku askënd që nuk lejohej të hynte ose dilte./bbc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *