• |
ide | kryesore

Psg hap lojërat, Leonardo: “Messi në listën tonë të merkatos”

-Instant, Sport



Konfirmimi i zërave që qarkullojnë tashmë prej muajsh në lidhje me interesimin e PSG për Lionel Messi ka ardhur nga drejtori i klubit parisien Leonardo. “Lojtarët e shkëlqyer si ai do të jenë gjithmonë në listën e PSG, por nuk është as koha për të folur për këtë, as për të ëndërruar – tha ai në një intervistë për France Football – Por ne jemi në tryezën e madhe të atyre që e ndjekin çështjen nga afër. Nuk jemi ulur ende por vendi ynë është i rezervuar. Katër muaj në futboll është një përjetësi, veçanërisht në këtë moment”.

Argjentinasi nuk i ka zgjidhur ende dilemat e tij për të ardhmen, edhe pse lamtumira e tij nga Barcelonën në fund të kontratës në qershor duket e qartë. “Do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime, është dicka që më thotë zemra dhe mendja”, tha Messi disa javë më parë. Megjithatë, ekziston një siguri: “Asnjëherë tek Real Madrid”. E sigurt është që PSG do të përpiqet në çdo mënyrë të nënshkruajë me të, duke sfiduar konkurrencën e Guardiolas dhe Manchester City, i cili aktualisht është destinacioni më i akredituar.

Në intervistën për France Football, Leonardo foli gjithashtu për Neymar dhe Mbappé: “Shpresoj se janë të bindur që PSG është një vend i mirë në këtë moment për një lojtar ambicioz dhe të nivelit të lartë. Duhet vetëm të gjejmë një marrëveshje që plotëson dëshirat e nevojat e tyre dhe pritshmëritë e mjetet tona. Nuk duhet t’i lutemi atyre, ti themi “ju lutemi qëndroni”. Kushdo që dëshiron të qëndrojë do të qëndrojë. Ne flasim rregullisht, kam ndjenja të mira për këto dy situata”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *