• |
ide | kryesore

Misteri/ Ende i paqartë shkaku i shpërthimeve në Lezhë, banorët dhe policia në alarm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë. Policia është vënë në alarm, por ende nuk ka identifikuar specifikisht vendin e shpërthimit. Zhurma ka qenë e fuqishme dhe është ndjerë në të gjithë zonën.


Një banor i Lezhës tha në “News24” se goditjet ishin të fuqishme dhe ndodhën brenda disa sekondave.


“Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, ndodhi një goditje e jashtëzakonshme. Pastaj erdhi goditja tjetër. Për mua ishte nga ajri. Një goditje e jashtëzakonshme. Ishin nga ajri dhe shpërthyen në ajër, punë sekondash. Njoftuam operativin se s’kemi informacione, kishim frikë se mos ndodhte ndonjë tip cunami. Doli gjithë familja nga frika. S’pamë gjë. Ishin të pa pame. Goditje nga ajri” – tha banori. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Një F16 i Forcës Ajrore Greke u ndoqi një F16 Turk që u përpoq të hynte në gadishullin e Aimos me tsabouka.
    Zhurma shpërthyese që u dëgjua ishte pordha e pilotit turk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu