• |
ide | kryesore

Shpërthimi me dy të vdekur në Lushnje, gjykata lë në burg biznesmenin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje



Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjes Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar nje jave pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari ,Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”, për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”.

I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurre punën dhe se punëtorët që ishin të pranishem në obiekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndertimit që ai ka.

Megjithatë Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavaresisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore.



3 Comments

  1. Gjykata shpalli dhe mos kompetencen dhe kalimin e ceshtjes per kompetenc ne Gjykaten kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit,arsyet kuptojini vete

  2. Kjo është shkelje flagrante e Ligjit. Nese nuk kane qene punëtoret e tij ai ka 0 përgjegjësi!
    Ku është Opozita pse nuk reagon?
    Ku është shoqëria civile?
    Ku janë OJF-t?
    Ku janë Ambasadat qe trumbetojne me te madhe reformen ne drejtesi…

  3. Do ja fusin këtij të varfërit!!!
    Kur thotë tjetri që unë nuk kisha filluar punë dhe ishin njërës të pa autorizuar që punonin në sy të pronarit deputet do thotë që bëheshin punime që ai nuk ishte autorizuar sipas kontratës dhe nuk mund të ndërhynte.
    Përgjegjësia e tij do ishte nëse ai i kishte në kontratë ato punime e që i bënë shkak për shpërthimin!!!
    Këtu është fajtor deputeti pronar që ka përfshirë në punime të tjerë dhe me sa duket në të zezë.
    Ndodh dhe shpesh që në një kantier punojnë shumë firma dhe se sigurinë përgjigjet secili për ato rregulla sigurie të lidhura me llojin e punëve që kryen.
    E pa imagjinueshme të të bëjnë përgjegjës për atë siguri në punë që nuk ka kryer!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *