• |
ide | kryesore

Përfundon lidhja e Ben Afflec dhe Ana dhe Armas

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori hollivudian Ben Affleck dhe partnerja e tij Ana De Armas i kanë dhënë fund romancës së tyre pa mbushur ende një vit së bashku.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, çifti ka pasur qëllime të ndryshme për jetën, të cilat i kanë penguar të qëndrojnë më gjatë bashkë.

Një burim tregoi për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

“Ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe shumë miqësor. Tani janë në dy pika të ndryshme të jetës, por vazhdojnë të kenë dashuri dhe respekt. Ben po punon, ka tre punë në dorë dhe është një baba i përkushtuar në shtëpi”-tha burimi.
Affleck e nisi lidhjen me partneren e re në mars të vitit 2020, pas divorcit me Jennifer Garner.
Ai pranoi së ka qenë shkaktar për divorcin, por në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.
“Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte. Ishte viti 2015, 2016. Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”- është shprehur aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *