• |
ide | kryesore

I arratiset policisë nga çatia: Embolo pezullohet nga Borussia

-Instant, Sport



Breel Embolo, sulmuesi i Borussia Moenchengladbach, nuk mori pjesë në ndeshjen e fituar nga shokët e tij të skuadrës ndaj Ëerder Bremen si masë paraprake për shkak të rrezikut të infektimit nga Coronavirus, pasi ai ishte takuar me njerëz që nuk janë pjesë e familjes së tij. Ky është versioni zyrtar. Ndërkohë, ai që raportohet nga Bild, flet për një festë ilegale me më shumë se 20 persona, e ndaluar nga protokolli anti-Covid, në të cilin lojtari ka marrë pjesë.

Por ka akoma edhe më shumë. Sipas rindërtimit të gazetës së njohur gjermane, Embolo, me mbërritjen e policisë, është përpjekur të shpëtojë duke u arratisur mbi çatitë përmes një dritareje. Pastaj ka hyrë në një apartament tjetër ku forcat e policisë e kanë arritur dhe identifikuar. Lojtari e mohoi këtë version dhe klubi preferoi të besonte fjalët e lojtarit. Në çdo rast, Embolo u hoq nga grupi i skuadrës dhe u vendos në izolim për siguri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *