• |
ide | kryesore

Sapo Biden mori detyrën, Kina shpall “non grata” Pompeon dhe këshilltarët e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kina vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të administratës Trump vetëm disa minuta pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, sipas njoftimeve të ministrisë së jashtme kineze.


Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte mes 28 personave që ministria tha se “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”.


Kina vendosi sanksione edhe ndaj këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.

Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu tha se ata dhe entitetet e lidhura me ta janë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën. 

Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan ndjeshëm pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.

5 Comments

  1. Kines i erdhi Spiuni i vet ne shtepine e bardhe. Trumpi ja vuri kufirin tek thana spiuni do bej kinezcen gjuhen e pare. KAQ

  2. Pikërisht ata që e akuzuan për pislliqet me virusin.Ata që po e vertetonin që virusi nuk erdhi në mënurë natyrale por erdhi nga infektimi në laboratorët e krimit dhe që e mbuluan për kaq kohë.Të shohim si do reagojë administrata e re!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu