• |
ide | kryesore

Video/ Juventus rrëmben trofeun e parë të sezonit: Ronaldo e Morata nuk falin, Insigne tradhëton Gattuson

-Instant, F1, Sport, Video



Juventusi mposht Napolin 2-0 e rrëmben Superkupën e Italisë, duke fituar trofeun e tij të parë në këtë sezon, titullin e parë të epokës Pirlo. Bardhezinjtë ngrenë kokën pas natës së keqe në San Siro dhe pas një pjese të parë në ekuilibër, zhbllokuan rezultatin në minutën e 64-të me një goditje para portës nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Napoli ka shansin për të shënuar golin e barazimit në minutën e 80-të, por Insigne “tradhton” Gattuson dhe në mënyrë flagrante godet jashtë penalltinë e fituar nga Mertens. Morata në minutën e 95’ mbylli ndeshjen.

Sfida midis dy miqve të vjetër, shokë historikë në mesfushë, më në fund i buzëqesh Pirlos. Trajneri i Juventusit, dukshëm i emocionuar në fund të ndeshjes, merr trofeun e tij të parë të karrierës në bord në fund të një mbrëmje në të cilën u morën shumë nga përgjigjet që tifozët e Juventusit po kërkonin, pas përshtypjes së keqe kundër Interit. Juves në Mapei Stadium ende i mungoi cilësia dhe cinizmi në 25 metrat e fundit, mundësitë ishin të pakta, është e vërtetë, por me Cuadrado (të rikuperuar në ekstremis pas Covid) dhe McKennie nga minuta e 1′ Zonja e Vjetër rigjeti atë agresivitet dhe atë kompaktësi që mungonte në mënyrë të qartë kundër zikaltërve.

Napoli, nga ana e tij, nuk luajti një nga ndeshjet e tij më të mira: për pjesë të mëdha të lojës ishte shumë i tërhequr dhe i shqetësuar vetëm për fazën mbrojtëse, pothuajse asnjëherë i rrezikshëm në kundërsulm. Nja dy ndërhyrje vendimtare të Szczesny nuk janë të mjaftueshme për ti dhënë vetes justifikim. Juventus ishte më cinik, por gjithashtu luajti më mirë në përgjithësi dhe në fund merituan të festonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *