• |
ide | kryesore

Senatori amerikan përfundoi meme në rrjet (FOTOT)

-Instant, F1, Paparazzi



Bernie Sanders, është senatori amerikan që edhe nëse nuk e njihnit më para, e keni rastisur me patjetër në rrjetet sociale së fundmi. Ish-kandidat për president i cili e humbi nominimin ndaj Joe Biden, e gjeti veten krejt papritur në çdo situatë të mundshme të krijuar në Tëitter dhe Instagram. Qëndrimi i tij epik dhe veshja aq praktike morën vëmendje edhe më shumë sesa vetë presidenti i ri i SHBA-ve.
Senatori u fotografua i ulur diku këmbëkryq, me maskë në fytyrë dhe duart e vendosura në dorashka teksa shihte gjithë kërshëri ceremoninë e inagurimit të presidentit.
Ç’mendon senatori për famën e papritur në rrjete sociale?
Thotë se është në dijeni se ku ka përfunduar fotoja e tij epike, por s’ka parë shumë nga memet.
“Unë thjesht po qëndroja aty dhe po përpiqesha të rrija ngrohtë. E kisha mendjen tek çfarë po ndodhte.”-u shpreh Sanders gjatë intervistës së tij të fundit, por përgjigjja ndryshoi kur pa këtë meme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *