• |
ide | kryesore

Senatori amerakan propozon reduktimin e javës së punës në 32 orë nga 40

Arkiva



Senatori Bernie Sanders zbuloi këtë javë legjislacionin për të reduktuar javën standarde të punës në Shtetet e Bashkuara nga 40 orë pune në 32 orë pa ulje të pagës, duke thënë se amerikanët po punojnë më shumë orë për më pak paga, pavarësisht përparimeve në teknologji dhe produktivitet.

Ligji, nëse miratohet do të zvogëlojë orët e javës së punës për një periudhë 4-vjeçare, duke ulur pragun në të cilin punëtorët do të kenë të drejtë të marrin të njëjtën pagë. Java e punës 40-orëshe ka qëndruar si standard në Shtetet e Bashkuara që kur u përfshi në ligjin federal në vitin 1940 .

Në një seancë dëgjimore të enjten përpara Komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet mbi ligjin e propozuar, Sanders, tha se fitimet nga rritja e produktivitetit gjatë dekadave ishin korrur vetëm nga drejtuesit e korporatave.

“Realiteti i trishtuar është se amerikanët tani punojnë më shumë orë se njerëzit e çdo kombi tjetër të pasur,” tha ai, duke përmendur statistikat që punëtorët në SHBA mesatarisht punojnë qindra orë më shumë çdo javë se sa homologët e tyre në Japoni, Britani dhe Gjermani. .

Senatori Bill Cassidy, republikan i Luizianës, tha në seancën dëgjimore një ulje e tillë do të dëmtonte punëdhënësit, do të dërgonte punë jashtë shtetit dhe do të shkaktonte rritje dramatike në çmimet e konsumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *