• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Laç, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor  Fushë Krujë – Laç. Sipas policisë, shtetasi D. S., që drejtonte mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S.,  ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe.

Ndërkohë autoritetet informojnë se janë vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve. D. S., 40 vjeç banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has. Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *