• |
ide | kryesore

DETAJE/ I papunë dhe prind, kush ishte viktima i atentatit në Durrës që u qëllua nga sedilja e pasme e një makine të zezë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edmir Begu ose Ilir Kuçi ishte viktima i atentatit në Durrës që dyshohet për prishje të pazareve të drogës.

Begu ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës teksa kishte precedentë penalë pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, autorët u afruan dhe e qëlluan.

Nga ana tjetër Begu ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije kurse rezulton se ishte i papunë. Dëshitarët okularë për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë fiskuar dot targën e mjetit dhe autorët, njofton News 24, por Policia ka sekuestruar kamerat përreth për të mundur të identifikuar vrasësit e Edmir Begut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *