• |
ide | kryesore

Dua Lipën tashmë do e shihni dhe në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Winx Club” është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur, që është rikthyer në ekran për të gjithë nostalgjikët në një formë të re. “Fate: The Winx Saga”, quhet seriali më i ri që ka nisur të transmetohet në “Netflix” e që ka sjellë 5 vajzat magjike në jetën reale. Ky serial ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u ngjitur në listën e 10 produksioneve më të shikuara. Netflix tashmë ka konfirmuar edhe xhirimet e sezonit të dytë.

Bashkë me serialin e ri, i cili doli në Netflix më 22 janar, janë publikuar edhe kolonat zanore të tij. Pjesë e tyre është edhe një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi disa muaj më parë. “Physical” është një nga këngët më të dëgjuara të këtij albumi dhe ndaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës muzikore të serialit, që pritet të bëjë namin në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *