• |
ide | kryesore

Rovena Stefa reagon kundër fushatave: Duhet të lejohen dhe dasmat

-Instant, Paparazzi, Slider



Rovena Stefa ka bërë së fundmi një reagim publik në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një shqetësim që ka të bëjë me fushatën elektorale që po zhvillohet në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Këngëtarja ka publikuar fotografi të një prej tubimeve politike në Kosovë, ku shihen në një sallë të grumbulluar plot njerëz, e që i tejkalojnë kapacitetet e grumbullimit të përcaktuara nga IKShPK. Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Stefa shkruan se pse duhet ndaluar organizimi i dasmave e jo i tubimeve politike në kohë fushate.

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë”, ka shkruar Rovena Stefa në InstaStory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *